LAJMI I FUNDIT:

Të premten, Fahredin Spahija me intervistë të drejtpërdrejtë në “Wild Life – Albanian Photographers”

Të premten, Fahredin Spahija me intervistë të drejtpërdrejtë në “Wild Life – Albanian Photographers”

Me 2 gusht 2019, nga ora 20:00, në “Wild Life – Albanian Photographers”, do të realizohet një intervistë e drejtpërdrejt me artistin e fotografisë, Fahredin Spahija.

Intervistat nuk kanë moderator dhe zhvillohen drejtpërdrejt (live) në Facebook ku i intervistuari u përgjigjet pyetjeve për rreth 18 minuta. Intervistat e çliruara nga formati tradicional e përqendrojnë vëmendjen tek fotografia. Grupi organizator i “Wildlife – Albanian Photographers” ka përgatitur tri pyetje përmbledhëse, të cilat u japin mundësi të intervistuarve të flasin për lidhjen e tyre me fotografinë, gjendjen e fotografisë sot dhe mënyrat e avancimit të saj.

Spahija është autor i 19 ekspozitave personale si dhe ka marrë pjesë në mbi 60 ekspozitave kolektive. /ObserverKult/