LAJMI I FUNDIT:

Të pavaksinuarit nuk janë të “mirëpritur”, Suedia dhe Finlanda ashpërsojnë kushtet për hyrje – masat mbesin në fuqi deri më 16 janar

Të pavaksinuarit nuk janë të “mirëpritur”, Suedia dhe Finlanda ashpërsojnë kushtet për hyrje – masat mbesin në fuqi deri më 16 janar

Të gjithë ata që shkojnë në Finlandë duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër coronavirusit apo edhe dëshmitë se jeni shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit.

Gjithashtu duhet të jetë valid testi negativ i bërë vetëm 48 orë para se të hyni në këtë shtet, transmeton Telegrafi.


Ky vend skandinav ka lënë në fuqi masat e rrepta, pasi si çdo vend tjetër evropian ka përjetuar rritje të rasteve me Omicron.

Kështu kontrolli i kufijve të brendshëm për pasagjerët e zonës Shengen mbetet në fuqi deri më 16 janar të vitit të ardhshëm, kanë bërë të ditur nga qeveria finlandeze.

Megjithatë ekzistojnë disa përjashtime nga rregullat e reja sa i përket pikëkalimeve kufitare. Banorët e zonave përreth kufijve tokësor me Norvegjinë dhe Suedinë në veri, mund të futen pa test derisa ofrojnë si dëshmi certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, që e ka miratuar BE-ja apo dëshminë që janë shëruar nga coronaviruasi gjatë gjashtë muajve të fundit.

E nëse nuk posedojnë certifikatën e vaksinimit, qytetarët e zonave kufitare mund të futen në Finlandë nëse kanë si dëshmi testin negativ të COVID-19 që është bërë shtatë ditë para hyrjes në këtë shtet.

Por, këto rregulla nuk vlejnë për fëmijët e lindur pas vitit 2006. Gjithashtu shtetasit finlandezë u lejohet të futen pa kushtin që t’i nënshtrohen testimit.

E sikurse Finlanda, pasagjerët që nisen drejt Suedisë tashmë janë njoftuar për rregullat e reja për hyrje, që kanë hyrë në fuqi nga 28 dhjetori.

Megjithatë, qytetarëve të vendeve të BE-së u lejohet hyrja edhe me testin negativ të COVID-19 që duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë, ka njoftuar policia suedeze e angazhuar për kontrolle kufitare.

Fëmijët deri në moshën 12-vjeçare nuk duhet t’i nënshtrohen testimit, sikurse edhe banorët që jetojnë përgjatë vijës kufitare me Finlandën, Norvegjinë dhe Danimarkën.

Suedia aktualisht është në valën e tretë dhe ka regjistruar 21.247 raste gjatë 28 dhjetorit. Nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë infektuar 1.3 milion dhe 15.286 tjerë humbën jetën nga infeksioni me COVID-19.

Në mbarë botën, shifrat zyrtare të infektuarve tani është mbi 283 milionë, dhe 5.4 milionë tjerë që humbën jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori