LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 19 të vdekur nga zjarri, pas një përleshje në një bar karaokesh në Papua të Indonezisë

Të paktën 19 të vdekur nga zjarri, pas një përleshje në një bar karaokesh në Papua të Indonezisë

Të paktën 19 persona kanë vdekur pasi një bari karaokesh në Papuan Perëndimore të Indonezisë iu vu flaka pas një përleshjeje mes bandave rivale të të rinjve në zonë, tha të martën policia në kryeqytetin provincial të Sorong.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Një person u godit për vdekje me thikë në përleshjen herët të martën përpara se vendi të digjej me 18 persona të bllokuar brenda, tha një zyrtar i policisë.


“Përleshjet mes të rinjve në qytete janë normale, por që kanë shkaktuar kaq shumë vdekje, kjo është e para”, tha për Metro TV, Adam Erwini, një zëdhënës i policisë së Papua-s Perëndimore.

Adam tha se incidenti vdekjeprurës në vendin e argëtimit në Sorong ishte ende nën hetim dhe ishte e paqartë nëse numri i të vdekurve do të rritet.

Më vete, Dedi Prasetyo, një zëdhënës i policisë kombëtare të Indonezisë tha se përleshja ishte midis dy bandave rivale nga ishulli fqinj Maluku. /Telegrafi/