LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 150 të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Francë – pas vrasjes së një adoleshenti nga policia

Të paktën 150 të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Francë – pas vrasjes së një adoleshenti nga policia

Të paktën 150 persona janë arrestuar në Francë pas protestave pasi një shofer 17-vjeçar u vra nga policia.

Në periferi të Nanterre, ku shoferi 17-vjeçar u vra pas një ndalimi trafiku, u pa një natë tjetër dhune të mërkurën, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe protestuesit qëlluan me fishekzjarre ndaj oficerëve.


Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha: “Një natë dhune e padurueshme kundër simboleve të Republikës: bashkia, shkolla dhe komisariate të djegura ose të sulmuara. 150 arrestime”.

“Mbështetje për policinë, xhandarët dhe zjarrfikësit që përballen me guxim. Turp për ata që nuk bënë thirrje për qetësi”.

Siç raportohet më tej, përcjell Telegrafi, protestuesit u vunë flakën makinave dhe ndërtesave, ndërsa njerëzit dolën në rrugë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Trazira u raportuan gjithashtu në qytetet veriore Lille dhe Amiens, së bashku me Dijon në lindje dhe Toulouse në jug.

Më herët, qeveria bëri thirrje për qetësi dhe tha se 2,000 policë ishin mobilizuar në kryeqytet.

Protestat vijnë mes akuzave për brutalitet policor dhe zemërimit në rritje për vdekjen të martën të të riut, të quajtur në raportet lokale si Nael M.

Ata që folën ishin shumë, përfshirë yllin francez të futbollit Kylian Mbappe, i cili e përshkroi atë që ndodhi në Twitter si një “situatë të papranueshme”.

Më herët, presidenti i Francës Emmanuel Macron e quajti gjithashtu të shtënat “të pashpjegueshme dhe të pafalshme”.

Prokurorët pretendojnë se adoleshenti nuk respektoi urdhrin për të ndaluar makinën e tij dhe se oficerët kishin frikë për jetën e tyre pasi ai i kërcënoi se do t’i përplaste, por kjo kundërshtohet nga avokatët e familjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori