LAJMI I FUNDIT:

Do të ndërtohet fabrikë për prodhimin e peletave në Maqedoni

Do të ndërtohet fabrikë për prodhimin e peletave në Maqedoni

NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe HOLZ-Consulting s.r.o. Slovakia sot nënshkruajti memorandum për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për investim të ri për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e peletave të drurit dhe briketa për eksport të ndërmarrjeve të vogla për tregun vendor.


‘Pyjet e Maqedonisë’ do të angazhohen për të siguruar kushtet kompanisë për ndërtimin e fabrikës dhe shuma e planifikuar për investim do të arrij deri në 10 milionë euro dhe 500 vende të punës në fazën e parë.

Në fabrikë fillimisht peletat do të bëhen nga mbeturinat bujqësore dhe lëndës së parë. /Telegrafi/