Bizneset në Kosovë pritet të përballen me një sfidë të re pas datës 1 janar 2024, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave. Restorantet, kafiteritë, dhe shumë biznese të tjera po shohin një ulje të numrit të punonjësve.
Në kërkim të punëtorëve, disa prej tyre kanë nisur të punësojnë punëtorë të huaj, të cilët shpesh vijnë nga vende të largëta si Pakistani, Bangladeshi, por qëndrimi i tyre në Kosovë, sipas ekspertëve është i përkohshëm dhe pa perspektivë afatgjate.
Situata është bërë edhe më e komplikuar me faktin që shumë nga këta punëtorë e shohin Kosovën si një pikë kalimi për të arritur në vendet e Evropës, duke krijuar një mungesë të qëndrueshmërisë në fuqinë punëtore.
Visar Demolli, drejtori Ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mungesa e punëtorëve në Kosovë do të vërehet pas datës 15 janar.
“Që katër pesë muaj ka që dalim edhe në terren vizita nëpër biznese. Kjo krizë veç ka filluar, po prej janarit e tutje, na e kemi thanë prej 15 janarit, se fillimi i janarit pak dhe biletat shtrenjtë dhe kanë qejf me ne me familje, veç pritet që ka me qenë një krizë. Po tash, sa do zgjatë ajo krizë, a do të përballemi me vite, apo 5 muajt e parë, mbetet me u pa. Por, krizë do të ketë 100 përqind, po flas për sektorin tonë. Gjithashtu, veç kemi fillu t’i shohim edhe shumë lokalesh restorante, kafiteri, kur e sheh shembull që ka punu, ia sheh letrën që jepet me qira. Sa ajo tjetra kërkojnë punëtor, s’ka më asnjë lokal që nuk kërkojnë”, u shpreh ai.
Sa i përket punësimit të punëtorëve të huaj, Demolli tha se ata më shumë e shohin Kosovën si vend për të depërtuar në Evropë se sa për të punuar dhe vepruar këtu.
“Është problem se tash shembull i kemi disa biznese pa emra, kanë ardhë punëtorë prej Pakistani, Zimbabeja dhe vijnë e bëjnë Kosovën si trampolinë, si shtet transit. Pra, prej këtu me lehtë të ikin në Evropë, unë mendoj që s’është zgjidhja, se nuk kanë stabilitet ata janë dyshim për me ik prej punës kurdo që t’u jepet mundësia”, pohoi ai.
Demolli theksoi se punëdhënësit në Kosovë duhet ofruar kushte më të mira për punëtorë, në mënyrë që ata të mos e lëshojnë vendin.
“Normale qysh është në çdo shtet të Evropës që është një shtet normal, një pagë ma të dinjitetshme. Një pushim dy ditore, jo një ditë edhe e marrin apo s’e marrin, është pushimi javor tamam qysh duhet dy ditore, pushimi vjetor. Pushimi mjekësor. Sigurimi shëndetësorë, pasi ka rreziqe të madhe në punën tonë. Kështu dëgjojmë shpesh, që kuzhinierët jo djegën gjatë pjekjes, jo diçka.
Unë mendoj që në Kosovë, për një kamerier apo bankier, po e foli pak për një rend më i thjeshtë, jo te kuzhinat që kanë paga më të mëdha. Pra një kamerierë me 600 e 700 euro ka me qenë problem me gjet”, theksoi ai.
Në intervistë, Demolli u shpreh se në të ardhmen e afërt, edhe nga 800 e 900 do të paguhen pasi që do të jetë vështirë të gjenden punëtorët, pasi siç u shpreh ai, secili ka vetëm një jetë dhe dëshirojnë të jetojnë më mirë qoftë Kosovë, apo jashtë vendi.
Ndryshe, qytetarët e Republikës së Kosovës nga 1 janari do të lëvizin pa pasur nevojë të pajisen me viza për të hyrë në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian.
Për të hyrë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024 është e rëndësishme që të keni pasaportë me afat të mjaftueshëm.
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.
“Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, kanë bërë të ditur institucionet e Kosovës.
Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur