LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë hetim për skandalin e mundshëm me IPA fondet?

A do të ketë hetim për skandalin e mundshëm me IPA fondet?

A do të ketë hetim për paratë nga fondet IPA pas paralajmërimit të ndërmjetësuesit në bisedimet ndërpartiake, Peter Vanhoutte, se ka indikacione se 40 për qind e mjeteve janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme. Një pjesë e ekspertëve komentojnë se duhet të pritet një hetim i mundshëm nga institucionet evropiane.

Çka mund të pritet nga institucionet evropiane…


Përveç nivelit akoma problematik të shfrytëzimit të fondeve IPA, tani ka paralajmërim për një hetim të mundshëm për atë se si dhe ku janë shfrytëzuar mjetet evropiane. Sipas një pjese të ekspertëve, pas deklaratës së ndërmjetësuesit në bisedimet ndërpartiake, Peter Vanhoutte, se ka indikacione se 40 për qind e mjeteve janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, Maqedonia mund të ballafaqohet me probleme të mëdha. Njohësit e rrethanave të cilët i konsultoi “Portalb”-i thonë se mund të pritet hapje e hetimit nga ana e institucioneve evropiane, të cilat, në qoftë se disponojnë me njohuri për keqpërdorime të mundshme, nuk do ta heshtin krimin eventual.

“Sa i përket përgjegjësisë për pretendimet që i bëri zotëri Vanhaute, mendoj se ka mundësi për angazhimin e Zyrës evropiane kundër mashtrimit (e njohur si OLAF) e cila është kompetente për hetime në lidhje me mashtrimet për të gjitha mjetet që vijnë nga buxheti i BE-së, duke i përfshirë edhe fondet për paraanëtarësim për vendet kandidate, sikurse Maqedonia. Në fakt, hetuesit e OLAF-it kanë vepruar në disa raste të mëparshme kur ka pasur dyshime për mashtrim në rastet e menaxhimit me fondet evropiane për programet arsimore evropiane dhe mobilitet, si dhe të ndihmës për paraanëtarësim për projektet infrastrukturore (rasti “Aktori”), thotë Bojan Mariçiq nga Qendra ndërkombëtare për arsim evropian dhe shton:

“Si rezultat i hetimeve të këtilla dhe të ngjashme, dy vjet u suspenduan paratë evropiane për Agjencinë nacionale për programet arsimore evropiane dhe mobilitet. Megjithatë, qëllimi i këtij reagimi të zotëri Vanhautes nuk besoj se është të suspendohen fondet për Maqedoninë, por përkundrazi që këto para të përfundojnë atje për ku janë të dedikuara, për reforma dhe evropeizim, në vend se te një rret i mbyllur i njerëzve dhe i strukturave që nuk kanë asnjë lidhje me reformat dhe përparimin vendit”.

Javën e kaluar në një intervistë për “Sakamdakazam.mk”, ndërmjetësuesi Peter Vanhoutte deklaroi se ka dëshmitarë që janë të gatshëm të tregojnë dhe se deri në 40 për qind të parave të fondeve IPA duhet të kthehen në kesh për shkak të shfrytëzimit të paligjshëm.

“Bëhet fjalë për një korrupsion shumë të madh dhe mund të them se denoncuesit e informatave janë të gatshëm të vijnë në Bruksel dhe të dëshmojnë për keqpërdorimin e fondeve evropiane. Nuk do të heqim dorë. Kemi bilbilfryrës dhe do të veprojmë”, deklaori Vanhaute.

Si është gjendja me (mos)shfrytëzimin e parave nga IPA…

Shfrytëzimi i mjeteve nga Instrumenti për asistencë për paraanëtarësim IPA1, për periudhën 2007-2013, është 61,8 për qind. Në fakt, sipas të dhënave nga qeveria, shuma e përgjithshme e mjeteve të tërhequra është 614,7 milionë euro. Deri në fund të vitit 2017 mbeten të shfrytëzohen edhe 97 milionë euro nga ky program.

Sipas zëvendës-kryeministrit për çështje evropiane, Fatmi Besimi, shfrytëzimi i parave të fondit IPA1 është në rritje, gjegjësisht prej vitit 2013, kur përqindja e shfrytëzimit ka qenë rreth 34%, tani është rritur në pothuajse 62%.

“Në vitin 2013 përqindja e shfrytëzimit ka qenë 34,2 për qind, në vitin 2014 – 45,8 për qind, ndërsa në vitin 2015 – 61,8 për qind. Deri tani janë realizuar 2.600 projekte në nivel shtetëror dhe lokal. Me IPA1 ishin të përfshira projektet për përforcimin e kapaciteve institucionale, për përforcimin dhe për ndërtimin e sistemit të decentralizuar, realizimin e prioriteteve të qeverisë për zgjerim dhe për eurointegrim” – deklaroi para do kohësh zëvendës-kryeminisri Besimi.

Edhe pse sipas të dhënave nga qeveria, përparon shfrytëzimi i mjeteve nga IPA1, euroambasadori Aivo Orav para do kohësh përkujtoi se vendi megjithatë nuk arrin t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që janë dispozicion, duke theksuar se vetëm vitin e kaluar vendi ka humbur 44 milionë euro nga këto fonde.

“Fondet e BE-së duhet të shfrytëzohen për prioritetet e vërteta, e jo për gjëra të panevojshme. Me këto mjete do të vazhdojë përforcimi i institucioneve, konkurrenca, infrastruktura, me çka do të përmirësohen rezultatet në plan afatgjatë”, vlerësoi euroambasadori Orav.

Me IPA2 është përfshirë periudha 2014-2020, ku Maqedonia ka në dispozicion 664 milinë euro, para të cilat kryesisht janë të dedikuara për mbështetjen e tetë sektorëve në mesin e të cilave sundimi i të drejtës, politikat sociale, transporti, mjedisi jetësor, zhvillimi rural etj.

Në bazë të kësaj, në vend, në këtë moment, janë aktive dy programe: njëri IPA 2007-2013 dhe i dyti IPA2 2014-2020. IPA1 ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve institucionale në pesë komponente, me vlerë të përgjithshme të mjeteve që janë në dispozicion prej 263,6 milionë eurosh dhe IPA2 me vlerë të përgjithshme prej 664 milionë eurosh.

“Deri në fund të vitit 2017 në kuadër të programit IPA për periudhën 2007-2013 duhet të shfrytëzohen edhe 97 milionë euro. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në strukturat e IPA-s në nivel nacional, gjegjësisht në administratën shtetërore që profesionalisht pounojnë në këtë pjesë është 360 persona”, tha zëvendës-kryeministri Besimi.

Zëvendës-kryeministri i ngarkuar me çështjet evropiane, Fatmir Besimi poashtu informoi se në programin IPA2 për periudhën 2014-2020, në kuadër të së cilës ka tetë sektorë, nga gjithsej 664 milionë euro të parapara në dokumentin strategjik nacional të Republikës së Maqedonisë, deri tani janë programuar mjete në vlerë prej 445,6 milionë euorеsh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori