LAJMI I FUNDIT:

“Do të jetë një ndeshje e madhe, jemi dy klube historike”, Ancelotti flet para takimit me Liverpoolin

“Do të jetë një ndeshje e madhe, jemi dy klube historike”, Ancelotti flet para takimit me Liverpoolin

Teksa Real Madridi po përgatitet për ballafaqimin e rëndësishëm ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë mendimin e tij në një konferencë për shtyp.

Italiani foli për situatën me lëndime duke qartësuar gjithashtu edhe rikthimin e lojtarëve kryesor si Lucas Vazquez.

Ancelotti filloi duke thënë se ai pret një ndeshje mjaft të fortë mes dy ekipeve historike dhe të suksesshme në Evropë.


“Nesër 21 ndeshje të Ligës së Kampionëve do të luhen në fushë. Do të jetë shumë argëtuese. Ne jemi dy klube historike. Ne kemi karakteristikat tona dhe do të shohim kush do të jetë më i mirë. Liverpooli është gjithmonë garues, ishte me Klopp dhe është më trajnerin e ri”.

Lëndimi i Vinicius ishte një goditje e madhe për Real Madridin para ndeshjes me Liverpoolin, me brazilianin që pritet të mungojë rreth tri javë.

“Në fund të ndeshjes. Nuk është e rëndësishme kur, por sepse ai u lëndua. Çfarë ka rëndësi është që ai rikuperohet shpejt dhe unë po mendoj për lojtarët të cilët do ta zëvendësojnë atë”, ka thënë Ancelotti.

“Duhet t’i marrim shembull ata”, Slot lavdëron Real Madridin para takimit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu “Duhet t’i marrim shembull ata”, Slot lavdëron Real Madridin para takimit në Ligën e Kampionëve

“Unë marrë shumë këshilla, por kam luajtur 1,300 ndeshje, kam bërë 1,300 formacione dhe kam bërë pothuajse 4000 mijë zëvendësime. Askush nuk mund të më këshillojë në këtë drejtim”

“Çdo fitore të jep më shumë besim. Liverpooli po bën shumë mirë në këtë garë, por ne jemi rikthyer dhe shpresojmë të bëjmë mirë me një formacion të fortë. Ka ende një rrugë të gjatë para përfundimit të sezonit”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori