Canelo Alvarez ka treguar se do të ishte i interesuar për një luftë të jashtëzakonshme me kampionin e peshave të rënda Oleksandr Usyk.

Ylli meksikan aktualisht po përgatitet për meçin e tij të dytë për titull në peshën e lehtë këtë fundjavë, kur do të përballet me Dmitry Bivol.

Mbreti i kile për kile i boksit ka diskutuar më parë mundësinë e luftimit me një boksier të peshave edhe më të rënda, me promovuesin e Matchroom Boxing, Eddie Hearn që pretendon se Canelos i pëlqen ideja e të përballurit me Usyk.

Rimeçi i Joshuas në rrezik, Usyk ka humbur shumë kilogramë Rimeçi i Joshuas në rrezik, Usyk ka humbur shumë kilogramë

Hearn i tha JOE: “Ai sinqerisht beson se mund të mposhtë Usykun për titullin botëror në peshën e rëndë”.

“Ai më tha: ‘Nëse mund ta arrij atë luftë me 1 kilogram mbi peshën e kërkuar (90 kilogramë), unë do ta mund atë”.

Të gjitha lajmet nga Canelo Alvarez Të gjitha lajmet nga Canelo Alvarez

I pyetur për mendimet e tij për një përballje me Usyk gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes me Bivolin, Canelo tha: ‘Më pëlqen, pse jo? Unë do të luftoj me të gjithë. Nuk më intereson”.

Kufiri i peshës së lejuar është 90 kilogramë, dhe çdo luftëtar që peshon mbi këtë, hyn në kategorinë e peshave të rënda.

Teknikisht, një peshë mbi 90 kilogramë mund të lejohet për titujt botërorë të peshave të rënda. /Telegrafi/