LAJMI I FUNDIT:

Të hënën seancë për shkarkimin e Zvërlevskit

Të hënën seancë për shkarkimin e Zvërlevskit

Propozimi për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski, pritet të jetë në rend dite, ditën e hënë.

Deputetët e shumicës parlamentare presin që shkarkimi të realizohet ditën e njejtë, por, rikujtojnë se shpejtësia e procesit varet nga sjellja e deputetëve të opozitës dhe nga konstruktiviteti i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në qoftë se propozimi për shkarkim të Zvërlevskit votohet në seancën e ditës së hënë, pritet që deputetët të fillojnë pushimin që nga dita e martë. Në rast se diskutimi në seancë zgjatet, deputetët e shumicës thanë se nuk do të vazhdojnë me pushim deri sa të kryhet votimi për shkarkim të Prokurorit publik Zvërlevski.

Kjo seancë pritet se do të caktohet nesër, kur edhe besohet se do të përfundojë diskutimi për ribalancin e buxhetit dhe i njejti të votohet deri në fund të ditës./Telegrafi/