LAJMI I FUNDIT:

‘Të gjithëve na vjen shumë keq për të’ – portieri i Unitedit, Paul Woolston detyrohet të pensionohet në moshën 23 vjeçare

‘Të gjithëve na vjen shumë keq për të’ – portieri i Unitedit, Paul Woolston detyrohet të pensionohet në moshën 23 vjeçare
(Foto: Instagram/paulhw_)

Portierët e Manchester Unitedit janë mbledhur përreth Paul Woolston, pasi portieri i ekipit U-23 u detyrua të pensionohej në moshën 23 vjeçare.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit, Djajtë e Kuq konfirmuan vendimin e Woolston për të varur këpucët pas një “përkushtimi të madh për t’u rikthyer në gjendje të mirë fizike, duke përfshirë dy operacione dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi”.


Gardiani, i cili iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike dy herë brenda dy muajsh në mars dhe prill të vitit të kaluar, bëri 19 paraqitje në Ligën Premier 2 për rezervat, pasi iu bashkua Unitedit si transferim të lirë në vitin 2018 duke u larguar nga Newcastle United.

Klubi nuk e ja specifikuar se çfarë lloj dëmtimi e kishte detyruar atë në pension të parakohshëm, por Transfermarkt pretendon se Woolston ka vuajtur nga një problem në ijë.

Portierët e ekipit të parë – duke përfshirë David de Gea dhe Dean Henderson – e kanë nderuar portierin e ri, me spanjollin që ka thënë se ka biseduar me të.

“Epo, është gjithmonë keq kur dikush duhet të pensionohet në moshë të re. Kam folur me të një ditë më parë dhe i kam thënë se gjëja më e rëndësishme është jeta, më shumë se futbolli, për sa i përket një jete të mirëfilltë.

“Ishte pikëlluese. Unë jam stërvitur me të kur ai ishte në formë dhe është një lajm shumë i trishtuar. Ia uroj gjitha të mirat. Është një djalë i shkëlqyer, një portier i shkëlqyer dhe të gjithëve na vjen shumë keq për të”, ka thënë De Gea.

Pos dy portierëve të parë, edhe portieri i tretë dhe i katërt, Tom Heaton dhe Lee Grant, i kanë thurur lëvdata Wolstonit.

Karriera e anglezit filloi kur iu bashkua Sunderlandit në moshën 10 vjeçare, para se të kalonte të Newcastle në vitin 2015, ku ishte portieri i tretë gjatë sezonin 2016/2017 kur e fituan Championshipin.

23-vjeçari e ka përfaqësuar edhe Anglinë deri në nivelin U-18, ndërsa ishte pjesë e Kampionatit Evropian dhe Botëror me Anglinë U-17. Ndërsa ishte huazuar edhe në disa klube, si Gateshead, Darlington, Blyth Spartans e South Shields. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Paul Woolston (@paulhw_)

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori