LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rekordet që Messi mund të thyejë në vitin 2019

Të gjitha rekordet që Messi mund të thyejë në vitin 2019
(Photo by MARCO BERTORELLO / AFP)

Përveç ndjekjes së suksesit kolektiv me Barcelonën, Lionel Messi synon të vazhdojë të thyejë edhe rekorde personale në vitin e ri 2019.

Ylli argjentinas vazhdon të luajë jashtëzakonshëm javë pas jave pavarësisht viteve të tij të avancuara dhe, në 2019, do të dëshironte të vazhdonte vendosjen e rekordeve të reja në nivelin më të lartë të futbollit.


Gazeta spanjolle Marca ka etiketuar disa nga synimet personale që Messi mund të arrijë ose të tejkalojë në 12 muajt e ardhshëm.

Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 - Messi i pari, Ronaldo e Lewandowski pas tij
Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 - Messi i pari, Ronaldo e Lewandowski pas tij

‘Tituj me vetëm një klub’ sa Giggs

Nëse Barcelona do të fitonte kurorën trefishtë apo tripletën këtë vit, Messi do të arrinte 36 trofe kolektiv në të njëjtin klub, i cili do të ishte i barabartë me rekordin e mbajtur nga Ryan Giggs me Manchester Unitedin.
Argjentinasi është i uritur për të fituar të gjithë titujt në dispozicion, veçanërisht Ligën e Kampionëve që klubi nuk ka fituar që nga viti 2015.

Së pari Iniesta, pastaj Xavi

Leo Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më shumë paraqitje te Barcelona.
Ai aktualisht është në vendin e tretë, me 657 ndeshje dhe ka vetëm 18 ndeshje për të kapërcyer 674 ndeshjet e luajtura nga Andres Iniesta me fanellën Blaugrana.
I pari në këtë kategori është Xavi Hernandez, i cili ka luajtur 767 ndeshje për klubin.

Afër rekordit të fitoreve të Casillas

Argjentinasi gjithashtu mund të arrijë të kapë rekordin për më shumë fitore në La Liga, pasi ai është vetëm njëmbëdhjetë ndeshje larg rekordit prej 334 fitoreve nga ish-portieri i  Real Madridit, Iker Casillas.

Ta fitojë Këpucën e gjashtë të Artë

Messi synon të fitojë Këpucën e gjashtë të Artë dhe të tretën radhazi, diçka që asnjë tjetër nuk ka arritur ta bëjë në historinë e sportit.

Ta lë në hije legjendarin Zarra

Messi është gjithashtu duke kërkuar për të fituar Pichichin për herë të gjashtë në karrierën e tij, çmimin e dhënë nga MARCA për golashënuesin më të mirë La Liga, e cila do të barazonte me sulmuesi legjendar spanjoll Telmo Zarra.
Aktualisht Messi ka 397 gola në La Liga, por 31-vjeçari është vetëm çështje kohe larg rekordit të Zarras me 400 gola.

Edhe një het-trik arrin shifrën e 50-të të tillëve në karrierë

Kapiteni i Barcelonës është vetëm një het-trik larg nga arritja e tij prej 50 het-trikave në karrierë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori