LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.

“Ekipet e MI-së janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtën e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht”, thekson njoftimi i kësaj ministrie shkruan Telegrafi.


Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke iu dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të zhbllokuar disa rrugë në zona të thella malore.

“Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj”.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore. /Telegrafi/