LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha provat çojnë te Radojiçiq, si vrasës i Ivanoviqit

Të gjitha provat çojnë te Radojiçiq, si vrasës i Ivanoviqit

Më 16 janar bëhet një vit kur politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq është vrarë në Veri të Mitrovicës, kurse autorët ende nuk janë sjellë para drejtësisë.

Sot mediat serbe kanë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.



Në këto foto shihet edhe trupi i politikanit serb vetëm pak çaste që u qëllua për vdekje, para zyrës së tij.

Ivanoviq ishte vrarë nga autorët, të cilët po lëviznin në një veturë, e cila pak çaste pas kryerjes së këtij krimi ishte djegur.

Por, hetimet kanë treguar se kjo veturë në Kosovë kishte hyrë nga Serbia.

Ndërsa një natë para vrasjes së Ivanoviqit, ishte parkuar diku në periferi të Mitrovicës Veriore.

E në krejt këtë krim janë  përfshirë edhe zyrtarë policorë, duke përdorur edhe vetura zyrtare.

Ndërkohë, një polic tjetër i komunitetit serb kishte shkuar në vendin e ngjarjes.

Por, ky në vend se të siguronte skenën e krimit ka kryer ka bërë një telefonatë me një person në Serbi, me nofkën Komatina.

Ky polic është Marko Rosiq, ndërsa kohë më parë është arrestuar në veri të Mitrovicës në një operacion të njësive speciale të Kosovës.

Pos tij në këtë rast janë kapur edhe Ndeljko Spasojeviq dhe Dragisha Mirkoviq, të cilët po mbahen në paraburgim.

Ndërkohë, i pakapshëm për momentin është ai që po dyshohet se është urdhërdhënës i kësaj vrasje, Milan Radojiçiq, i cili po qëndron në Serbi. Ndërsa shumë shpejt ndaj tij pritet të lëshohet fletarrest.

Sipas prokurorit të rastit, Sylë Hoxha, të gjitha deklarata dhe provat e siguruara deri me tani qojnë në drejtimin se Radojciq është i involvuar në këtë rast, raporton Televizioni T7.

Madje tani edhe prokuroria e ka kuptuar fuqinë e këtij personi në Veri të Kosovës.

Ndërkohë, për zbardhjen e këtij rasti është kërkuar bashkëpunimi i shtetit serb.

Ata tek para dy ditësh kanë dërguar një dosje në Kosovë, me të dhëna rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë e kanë bërë përmes zyrës së BE-së në Prishtinë.

Se këtë dosje e kanë marrë e thonë edhe në Prokurorinë Speciale.

Por, duket se brenda saj nuk ka ndonjë provë shumë të vlefshme që do të zbardhte këtë rast.

Çështjet esenciale që po i kërkon Prokuroria Speciale në Kosovë nuk janë në këtë dosje.

Prokurori Hoxha po kërkon edhe nga e veja e Oliver Ivanoviqit, Milena Ivanoviq që të kontribuojë në zbardhjen e rastit pasi që ajo në media ka thënë se e di se kush e ekzekutoi burrin e saj.

Ndërkohë, tejet të rëndësishme zbardhjen e kësaj vrasje e vlerësojnë edhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se Serbia do të jetë e obliguar që të bashkëpunojë edhe po që se Milan Radociq është urdhërdhënës i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

E, në Prokurorinë Speciale, shfaqin bindje që hetimet që po bëhen në fund do të rezultojnë me ngritjen e një aktakuze dhe zbardhje të rastit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori