Neymar ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Paris Saint-Germain deri në moshën 33-vjeçare dhe ai do të fitojë shuma të majme çdo javë me kushtet e tij të reja të nënshkruara sot (e shtunë).

Braziliani ka angazhuar të ardhmen e tij në PSG duke shkruar një kontratë të re fitimprurëse e cila do ta mbajë atë në kryeqytetin francez për katër vjet të tjera.

E ardhmja e brazilianit ka qenë objekt i vëzhgimit gjatë gjithë sezonit, me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, i cili hapi bisedimet e para mbi një zgjatje nëntorin e kaluar.

Zyrtare: Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin 2025 Zyrtare: Neymar rinovon kontratën me PSG-në deri në vitin 2025

Edhe pse ai ka luftuar me dëmtime, paraqitjet e Neymarit kanë qenë aq superiore si kurrë më parë dhe ai ka 15 gola dhe 10 asistime në emrin e tij në 27 ndeshje këtë sezon.

29-vjeçari ishte i lidhur gjithmonë me një kthim në Barcelona ndërsa po afrohej viti i fundit i marrëveshjes së tij të mëparshme, por ai i ka dhënë fund spekulimeve duke arritur një marrëveshje të re marramendëse.

Sipas kushteve të tij të përmirësuara, është e kuptueshme që Neymari do të fitojë një shumë prej 26 milionë funtesh apo 30 milionë eurosh në sezon.

Fjalët e para të Neymar pasi rinovoi me PSG-në: Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub Fjalët e para të Neymar pasi rinovoi me PSG-në: Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub

Kjo thuhet se i kushton klubit francez 500 mijë funte apo rreth 600 mijë euro në javë dhe do të thotë se vlera totale e marrëveshjes së tij katër-vjeçare është 104 milionë funte apo 120 milionë euro.

Neymar do t’i fitojë rreth 90 mijë euro në ditë, 3,700 euro për orë dhe 62 euro në minutë.

Me yllin e lidhur në një kontratë të re, PSG do të shpresojë që Neymar mund t’ua sjell atyre triumfin e parë të Ligës së Kampionëve në vitet e ardhshme. /Telegrafi/