Qendra maqedonase Bojan Trajkovski i cili erdhi në kryeqytet si përforcim i madh, ka deklaruar se iu është bashkuar Prishtinës për ta fituar Ligën Ballkanike.

"Te Sigal Prishtina kam ardhur për ta fituar Ligën Ballkanike dhe dua ta arrijë këtë synim. Ne kundër Craiovas dëshmuam se mund t'ia dalim mbanë dhe një gjë të tillë e pres edhe kundër Kozuvit. Mbi të gjitha, dua që palestra të jetë e stërmbushur me tifozët tanë", ka shtuar Bojan Trajkovski.


“Kozuvi ka treguar lojëra të mira edhe pse kohët e fundit ka pasur disa telashe. Ne duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat sa më të mirë për ndeshjen e kthimit”, përfundoi Trajkovski.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave, zhvillohet sonte mbrëma në Prishtinë dhe nis në orën 19:30, derisa ndeshja e kthimit luhet më 8 prill në Gjevgjeli 19:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app