LAJMI I FUNDIT:

Të famshmet që tregojnë më shumë nga mosha e tyre, mësoni sa vjeç janë

Të famshmet që tregojnë më shumë nga mosha e tyre, mësoni sa vjeç janë

Hollywood-i është i mbushur me yje të vjetër e të rinj në moshë. Shumica e aktorëve kanë gjetur mënyrat e tyre të manipulimit, kështu që nuk e kanë pasur të vështirë për të fshehur gjurmët e moshës së vërtetë

Në fakt, shumica e personazheve, sidomos femra, duan të duken më të reja se sa ç’janë në të vërtetë, por këtu është një listë me të kundërtat, pra me ato që tregojnë më shumë se mosha e tyre reale.


Janë të gjitha në mosha të ndryshme, por disa nga rezultatet janë vërtet tronditëse.

Angelina Jolie

Kjo zeshkane bukuroshe e ka jetuar shumë jetën, madje mund të themi në çdo qelizë të saj. Duke filluar që nga filmat e saj të mirënjohur, deri te përpjekjet filantropike për të pasur një shëndet të mirë. Megjithatë e vështirë të besohet se Jolie është 44 vjeç, sepse duket sikur është në fund të 40-ave.

Lindsay Lohan

Koha nuk është treguar aspak e drejtë me Lindsay Lohan. Me kalimin e viteve, ylli e ka humbur sharmin publik dhe duket se po shkon drejt fundit. Operacionet plastike dhe një stil i keq jetese e kanë bërë 33-vjeçaren të duket sikur është te të 40-at e saj.

Margot Robbie

Kjo bionde e bukur mund të duket e pjekur dhe mjaft e sofistikuar, por është vetëm 29 vjeç. Në fakt, kushdo që e sheh, lehtësisht mund ta përcaktojë moshën e saj te fundi i 30-ave.

Lorde

Lorde është vetëm 22 vjeç. Po, është e vështirë të besohet, por është e vërtetë. Revista “Times”, së fundi e ka klasifikuar këngëtaren si adoleshenten me ndikimin më të madh në botë. Ka një zë të jashtëzakonshëm, ama kur është fjala për moshën, vështirë të thuash se është vetëm një adoleshente. Mund t’i shtosh edhe një dekadë tjetër mbi supe apo jo?

Michelle Williams

Vitet e saj më të mira, në fakt, duket se kanë mbetur prapa, por ish-ylli i “Destiny’s Child” është 38 vjeç. Sinqerisht, duket sikur është në kufirin mes fundit të 40-ave dhe fillimit të 50-ave.

Lady Gaga

Një prej personazheve më të këqija në këtë listë. Ylli ektravagant i pop-it është vetëm 33 vjeç, por në disa nga daljet e saj publike, duket se e dyfishon moshën që ka.

Adele

E gjora Adele! Zëri i saj mund të mos jetë më pjesë e botës muzikore, por ajo po plaket gjithmonë e më shpejt edhe me pamjen e saj. Fituesja e çmimit Grammy është 31 vjeç, një nënë e përkushtuar dhe ndoshta kjo e justifikon në një farë mënyre pjekurinë e saj të parakohshme.

CoCo Austin

Kjo bionde bukuroshe ndoshta nuk është aq e njohur sa pjesa tjetër e njerëzve në këtë listë, por vlen të përmendet për moshën e saj. Ylli i reality show-t është e martuar aktualisht me Ice-T dhe është vetëm 40 vjeç. Kaq duket në të vërtetë?

Miley Cyrus

Ish-ylli i pafajshëm i “Disney”-t ka pësuar një transformin look-u vitet e fundit. Ylli i ri i muzikës pop ka marrë një pamje tjetër pas prerjes së flokëve, megjithatë askush nuk e beson që Miley Cyrus është vetëm 26 vjeç, ndonëse me një buzëqeshje fëmijërore.

Kate Upton

Kjo është shumë tronditëse. Kate është vetëm 27 vjeç. E dyshimtë, në fakt, por burimet të sigurta kanë konfirmuar se është vërtet kaq. Modelja e famshme, kohët e fundit e ka rritur mjaft moshën me pamjen e saj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori