LAJMI I FUNDIT:

Do të duhen 757 vjet për të pastruar Ukrainën nga minat, tashmë janë shpenzuar gati 100 milionë dollarë – bëhet për një zonë më e madhe se Florida

Do të duhen 757 vjet për të pastruar Ukrainën nga minat, tashmë janë shpenzuar gati 100 milionë dollarë – bëhet për një zonë më e madhe se Florida

Zona vdekjeprurëse më e madhe se Florida, do të duhen 757 vjet për të pastruar Ukrainën nga minat – tashmë janë shpenzuar gati 100 milionë dollarë

Lufta në Ukrainë vazhdon prej 17 muajsh dhe sipas Washington Post, gjatë konfliktit, Ukraina u bë vendi me më shumë mina tokësore në botë!


Gazeta amerikane raporton vlerësime nga autoritetet në Kiev, si dhe nga disa organizata joqeveritare të angazhuara në punën humanitare të pastrimit të minave tokësore, se deri në 173.529 kilometra katrorë janë minuar në Ukrainë, që është një zonë më e madhe se shteti amerikan i Floridës dhe afërsisht e barabartë me sipërfaqen e Uruguait.

Situata përkeqësohet nga fakti se nuk ka asnjë aluzion për një fund të konfliktit, dhe përveç kësaj, dërgimi i municioneve thërrmuese amerikane në Kiev vetëm sa do të përkeqësojë situatën në front, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit kuptojnë se rusët i kishin shndërruar shtëpitë private në depo municioni, i godasin rëndë me artileri
Lexo po ashtu Ukrainasit kuptojnë se rusët i kishin shndërruar shtëpitë private në depo municioni, i godasin rëndë me artileri

Operacionet luftarake po kryhen në një të tretën e sipërfaqes së Ukrainës, të cilat do të kërkojnë çminimin e terrenit, u tha nga “Globsek”, selia e të cilit është në Sllovaki.

“Një sasi e madhe municionesh është përdorur në Ukrainë, është e paprecedentë në 30 vitet e fundit. Ne nuk kemi parë asgjë të tillë askund në botë”, tha për Washington Post, Greg Kraver, drejtor programi i organizatës britanike “Mines Advisory Group”.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, pothuajse 300 civilë, duke përfshirë 22 fëmijë, kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës nga municionet e pashpërthyera. Në të njëjtën periudhë u plagosën 632 persona.

Të dyja palët përdorin në mënyrë aktive mina në operacionet e tyre ushtarake. Pentagoni dërgoi në Kiev predha artilerie 155 milimetrash që krijojnë fusha të përkohshme të minuara, të cilat sipas të dhënave teknike duhet të vetëshkatërrohen.

Përveç kësaj, SHBA dërgoi në Ukrainë sasi të mëdha minash antitank M21, të cilat nuk kanë një sistem vetëshkatërrues.

Njihuni me deminuesit ukrainas që luajnë rol kyç në kundërofensivën e Kievit
Lexo po ashtu Njihuni me deminuesit ukrainas që luajnë rol kyç në kundërofensivën e Kievit

Dërgimi i bombave thërrmuese, të cilat dihet se mbulojnë një zonë të madhe dhe një përqindje e madhe e të cilave nuk shpërthejnë, vetëm sa do ta përkeqësojë situatën.

Vlerësohet se çminimi i Ukrainës dhe pastrimi i saj nga municionet e pashpërthyera, do të duheshin 757 vjet nëse punësoheshin 500 ekipe çminues.

Deri më tani, Departamenti i Shtetit ka ndarë 95 milionë dollarë për çminimin e Ukrainës në vitin 2023.

Banka Botërore ka vlerësuar se vetëm në dhjetë vitet e ardhshme do të nevojiten 37.4 miliardë dollarë për çminimin e Ukrainës.

Vladislav Sokolov, një deminues i shërbimit emergjent ukrainas, thotë se një tjetër deminues humbi këmbën vitin e kaluar ndërsa ata ishin vendosur në Kramatorsk, në rajonin Donbass në lindje të Ukrainës.

“Ai ka qenë me kolegët në fushë kur ka ndodhur shpërthimi. Tani ai ka një këmbë protetike dhe po përpiqet të mësojë të ecë përsëri. Angazhimi i tij nuk është më i mundur”, tha Sokolov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori