LAJMI I FUNDIT:

Të domosdoshme aksionet e prokurorisë dhe policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Të domosdoshme aksionet e prokurorisë dhe policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Foto: Ilustrim

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për disa ditë radhazi kanë ndërmarr disa aksione kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në disa institucione vendore, këto aksione po konsiderohen të domosdoshme dhe duhet të jenë të përditshme.

Kështu vlerësoi në një prononcim për Telegrafin Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili tha se prokuroria në bashkëpunim me policinë duhet të mbledh provat sipas rregullave të procedurës penale.


“Konsiderojmë që aksionet e tilla janë të domosdoshme dhe duhet të jenë të përditëshme, kjo pasi që e keqja dhe korrupsioni në vend ka zënë rrënjë. Normalisht që prokurori në bashkëpunim me policinë duhet të mbledh provat sipas rregullave të procedurës penale”, ka thënë Spahija.

I pyetur se a janë spektakël këto aksione policore apo njëmend luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai tha: “Duhet të besojmë që secili nga aksionet janë rezultat i hetimeve të vazhdueshme dhe të gjata me masa të fshehta të miratuara nga Gjykata. Ndikimi i këtyre rasteve do të shihet vetëm pasi të kemi aktgjykimet e plotëfuqishme nga ana e gjykatës”.

Florent Spahija nga KDI

Se si do të përfundojnë këto raste, Spahija u shpreh se mbetet të shihet në vazhdim.

“Nëse provat janë marr sipas rregullave të procedurës dhe se gjykata i shpallë të pranueshme, po ashtu nëse dëshmitarët e rasteve tregojnë të vërtetën e asaj çka ka ndodhur, atëherë mund të kemi rezultate konkrete me dënime për kryesit e këtyre veprave”, tha për Telegrafin, Florent Spahija.

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë
Lexo po ashtu Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë

Ndryshe, të premten Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar tetë zyrtarë policorë, ndër ta dy femra dhe një pjesëtar i komunitetit serb për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, më 24 shkurt 2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë.

Bastisje u realizua edhe në Istog, Gjilan, Podujevë e Lipjan, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan 12 persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro.

Një ditë më pas, më 25 shkurt 2021, Policia e Kosovës arrestoi edhe nëntë persona në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021”, të dyshuar të cilët dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 persona që dyshohet se dhanë ryshfet për të marrë subvencione
Lexo po ashtu Vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 persona që dyshohet se dhanë ryshfet për të marrë subvencione

Këta persona u arrestuan në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit
Lexo po ashtu Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Ndërkaq, më 25 shkurt 2021, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditura detaje të reja lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit që ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

Prokuroria njoftoi se janë bllokuar 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri Kadri Shala, pronar i LDA Group. Po ashtu janë bllokuar 600 mijë euro, si dhe janë sekuestruar 4 vetura vlera e të cilave kap shumën rreth 100 mijë euro.

Prokuroria bllokon 34 xhirollogari për rastin 'Thesari'
Lexo po ashtu Prokuroria bllokon 34 xhirollogari për rastin 'Thesari'

Prokuroria ka theksuar se në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit.

Lidhur me këtë rast vazhdojnë të jenë në paraburgim dy persona, Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Po ashtu Policia e Kosovës vazhdoi me luftimin e aferave korruptive, në mesin e të cilëve janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë, ku ditë më parë u shoqëruan në polici, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Një muaj paraburgim për Lavdim Krasniqin, arrest shtëpiak për asistenten e tij
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për Lavdim Krasniqin, arrest shtëpiak për asistenten e tij

Përveç Krasniqit, policia njoftoi se ka arrestuar edhe një person tjetër.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar në polici për intervistim mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, deklaruan ditë më parë për Telegrafin nga zyra për informim e PK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori