LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për Lavdim Krasniqin, arrest shtëpiak për asistenten e tij

Një muaj paraburgim për Lavdim Krasniqin, arrest shtëpiak për asistenten e tij

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ndërsa për asistentet e tij është tërhequr nga kërkesa për paraburgim duke i caktuar kështu masën e arrestit shtëpiak.

Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vepruar lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.K nën dyshimin e kryerjes së disa veprave penale.


“Për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale  Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 të KPRK-së dhe të pandehurës M.B. për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale Moslajmërimi i përgatitjes së veprave  penale,  nga neni 377 par 1 lidhur me par 1, nën par 2.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatë thuhet se Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sa i përket të pandehurës M.B. duke propozuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndërsa sa i përket të akuzuarit L.K. ka mbetur pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit.

Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial për rastin e subvencioneve  
Lexo po ashtu Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial për rastin e subvencioneve  

“Të pandehurit L.K., gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.2  pika 1.2.2, dhe 1.2.3  të KPP-së. Të pandehurës M.B., gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji pasi që ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 183 par 1 pika 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.1, 1.2  pika 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së”, vijon njoftimi.

Suspendohet nga detyra sekretari i arrestuar i KPK-së, Lavdim Krasniqi
Lexo po ashtu Suspendohet nga detyra sekretari i arrestuar i KPK-së, Lavdim Krasniqi

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, sepse ekziston rreziku se po të gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëkryerësin A.K. si dhe në dëshmitarë, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit gjendet në liri mund të përsërisin veprat penale apo të ngjashme.

Të pandehurit L.K. dhe M.B. dyshohen nga Prokuroria se në cilësinë e personave zyrtar kanë  keqpërdorur  pozitën e tyre zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori