LAJMI I FUNDIT:

Të dielën finalja e Kupës së Kosovës në futsall, ndeshen Prishtina 01 dhe Liburni

Të dielën finalja e Kupës së Kosovës në futsall, ndeshen Prishtina 01 dhe Liburni

Të dielën, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me fillim nga ora 17:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall.

Në ndeshjen që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të ndeshen Liburni dhe Prishtina 01.


Për të arritur në finale, klubi kryeqytetas arriti falë fitores me epërsi të lartë (7-2), si mysafir i Vitisë.

Ndërsa ekipi gjakovar mori vizën për finale, pasi në gjysmëfinale u tregua më i fortë se FC Prishtina, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 8-2.

Nuk ka dyshim se do të jetë një festë futbolli, kur kihet parasysh se takohen dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në futsall.

Theksojmë se është një arritje e madhe për Prishtina 01, duke qenë se në finale të Kupës së Kosovës në futsall arriti vetëm gjashtë muaj pas themelimit.

Finalja e Madhe e Kupës së Kosovës në Futsall për sezonin 2018/2019 zhvillohet ndërmjet lideri i Superligës me liderin e Ligës së parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Gjyqtari në ndeshjen e Real Madridit përdor rregullin e ri për herë të parë në histori dhe tregon krahët e kryqëzuar

Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Bayerni futet fuqishëm në garë për Nico Williams, i bën ofertë lojtarit më të madhe se sa ajo e Barcelonës

Mësohet oferta që ka gati Arsenali për Realin dhe Rodrygon

Mësohet oferta që ka gati Arsenali për Realin dhe Rodrygon

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

Kalo në kategori