Janë të pandehur për vepra penale që lidhen me narkotikë. Prandaj, shtatë të arrestuarit për kultivim, blerje, shpërndarje e posedim të disa llojeve të substancave narkotike janë sjell të enjten në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë.
Me të hyrë në gjykatore, të pandehurit janë përplasur mes vete. Ata janë fjalosur me njëri tjetrin.
Ndaj të gjithëve, Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Në kërkesën e siguruar nga Televizioni Dukagjini, tregohen detaje të asaj që iu zu këtij grupi.
“E.M i janë gjetur dhe sekuestruar vetura ‘Golf 2’, e cila është vetura me të cilën është bartur narkotiku nga parcela ku ka qenë tek shtëpia e të pandehurve F. D. dhe Florim G. në fshatin Baballoq Komuna e Deçanit. Po ashtu ceket se në total janë sekuestruar 68.49kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë të cilat kane qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të Ilojit kanabis sativa të madhësisë prej 1-3, 5 metra, 421 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe dy armë”, shkruhej në kërkesën e prokurorisë.
Pjesë e grupit prej shtatë personave, ishte edhe një shtetas i Shqipërisë, i cili sipas Prokurorisë ka të kaluar kriminale.
“Kësaj duhet shtuar edhe faktin se i pandehuri G.J. është shtetas i Republikës së Shqipërisë, për të cilin do të verifikohet e kaluara e tij kriminale përmes kanaleve diplomatike dhe madje i njëjti në ditën kritike u kishte thënë hetuesve se te nesërme kishte planifikuar që të largohet nga Kosova dhe të shkonte ne Shqipëri”, thuhej më tej.
Aksioni disa orësh në Gjakovë e Deçan është zhvilluar pas hetimeve të Prokurorisë Themelore të Pejës, institucion që paralajmëron aksione të ngjashme në të ardhmen.
“Prokuroria Themelore në Pejë e ka prioritet që të luftohet dukuria negative si në këtë rast që është droga dhe kemi pasur rezultate të kënaqshme këtë muaj dhe besoj që në ditët në vijim do të kemi edhe rezultate të tjera të cilat varësisht nga procesi hetimor, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe njësitë përkatëse, besoj se do të arrijmë edhe rezultate konkrete”, ka thënë Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
Hetimet Prokuroria i nisi më 22 gusht dhe vlera e sasisë narkotike që është konfiskuar besohet se arrin vlerën e 600 mijë eurove.
Pjesa më e madhe e sasisë, tashmë është asgjësuar nga organet e rendit. /Dukagjini/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë në Shqipëri, kryetari i Shoqatës se Bar-Restoranteve: Kemi rritur pagat e punonjësve

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?