LAJMI I FUNDIT:

Të akuzuarit për grabitje nuk e pranojnë fajësinë

Të akuzuarit për grabitje nuk e pranojnë fajësinë

Të akuzuarit për grabitjen e farmacisë “Aspirin C” në Prizren, Jetmir, Labinot e Arjanit Gashi, të premten, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e kanë pranuar fajësinë.

Të akuzuarit, pas konsultimit me mbrojtësit e tyre, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprën penale me të cilën i akuzon prokuroria.


Prokurori i rastit, Metush Biraj, në fjalën e tij hyrëse, ka thënë se me provat që janë grumbulluar gjatë fazës hetuese, do të vërtetohet pretendimi i organit të akuzës së të akuzuarit Gashi, kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jetmir Gashi, avokati Fatmir Jëlliqi, ka thënë se aktakuza nuk është e bazuar në prova të mjaftueshme materiale për të vërtetuar pretendimin e prokurorisë dhe se gjatë shqyrtimit do ta dëshmojë një gjë të tillë.

Avokati Esat Gutaj, i cili mbron të akuzuarin Labinot Gashi, ka thënë se me provat e pranuara nga prokuroria nuk ka bazë të mjaftueshme se i mbrojturi i tij, ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. Gutaj, tutje ka shtuar se nga video incizimi i kamerave të sigurisë së farmacisë së grabitur, nuk mund të identifikohen personat që kanë kryer grabitjen.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Arjanit Gashi, avokati Hajrip Krasniqi, në fjalën hyrëse ka deklaruar se pasi ka parë provat me të cilat disponon prokuroria, ia ka sqaruar të mbrojturit të tij favoret që i gëzon me pranimin e fajësisë, por se i njëjti nuk është pajtuar që ta pranojë fajësinë.

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe shitësja e farmacisë së grabitur, Bleona Qollaku, e cila ka thënë se në ditën kritike, rreth orës 23:00, dera e farmacisë është hapur me shpejtësi dhe njëri prej tre grabitësve, të cilët kanë qenë me maska dhe dorëza, ka thyer xhamin e shitëses.

E dëmtuara ka thënë se njëri prej grabitësve kishte pasur armë zjarri dhe me të e ka kërcënuar, ndërsa grabitësi që nuk kishte pasur asgjë në duar, ka hyrë në arkë, i ka marrë paratë, telefonin “Iphone 4S” dhe më pas të tre janë larguar me shpejtësi. Ajo ka shtuar se me të ka qenë edhe vëllai i saj 14 vjeçar, por se i njëjti me të dëgjuar zhurmën, nga frika, është fshehur në bodrum të dyqanit.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, në mungesë të dëshmitarit Shqipdon Gashi, ka shtyrë gjykimin për 27 shtator 2017, në ora 09:30.

Në këtë seancë dëshmitari Shqipdon Gashi, do të dëshmojë se si është gjetur tek ai, telefoni i grabitur nga barnatorja në fjalë dhe se nga kush e ka blerë telefonin.

Ndryshe, të pandehurit Gashi, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren se më 16 shkurt 2017, rreth orës 23, kanë hyrë me shpejtësi dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë nga arka rreth 750 euro dhe një telefon “Iphone 4S”.

Sipas aktakuzës, Labinot Gashi ka pasur në dorë një pistoletë, të cilën edhe ia ka drejtuar të dëmtuarës, ndërsa Arjanit Gashi ka pasur një sëpatë të vogël dhe ka qëndruar te dera e farmacisë, derisa i akuzuari Jetmir Gashi i ka marrë paratë nga arka.

Ata, sipas organit të akuzës, nga Peja në Prizren kanë ardhur me automjet të tipit “Fiat-Punto” të marrë me qira dhe pas grabitjes janë larguar me shpejtësi, në drejtim të panjohur. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori