Taylor Swift performon këngën e re në premierën e Toy Story 5


Taylor Swift bëri një paraqitje surprizë në premierën botërore të filmit Toy Story 5, e cila u mbajt të martën mbrëma në Los Angeles. Por ajo nuk u ndal vetëm me kaq, pasi performoi edhe pas shfaqjes së filmit.
Duke dalë në skenë, Swift luajti në piano ndërsa këndoi këngën e saj të re I Knew It, I Knew You, pjesë e kolonës zanore të “Toy Story 5”.
“Do të thotë shumë për mua që të jem një pjesë e vogël e universit të këtyre filmave,” tha Swift para publikut. “Toy Story 5 është i preferuari im nga të gjithë filmat ‘Toy Story’. Jam shumë me fat që jam pjesë e tij.”

Ajo shtoi për filmin: “Është jashtëzakonisht i bukur. Është një kryevepër”.
Swift gjithashtu këndoi këngën e njohur You've Got a Friend in Me së bashku me Randy Newman.
“I Knew It, I Knew You”, në të cilën Swift bashkëpunoi sërish me kantautorin dhe producentin Jack Antonoff, shënon publikimin e parë muzikor të saj që nga albumi i 12-të në studio, The Life of a Showgirl, i publikuar tetorin e kaluar.
@much Taylor Swift performs her new song “I Knew It, I Knew You” at the world premiere of ‘Toy Story 5’ for the first time live 🤩 [Via: TT/mriacara]
♬ original sound - MuchMusic
Kënga, e publikuar më 5 qershor, vendosi rekordin si “kolona zanore me debutimin më të madh të të gjitha kohërave” në ditën e publikimit në Apple Music, sipas platformës. Vetëm pak orë pas publikimit të këngës, Swift surprizoi fansat duke prezantuar edhe videoklipin shoqërues.














































