Taylor Swift është emëruar personi më me ndikim në botën e muzikës, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja 25-vjeçare ka mposhtur konkurrencën e Ed Sheeran, Sam Smith, Rihanna dhe Ariana Grande për të kryesuar listën e këtij viti të Yjeve më të Fuqishëm të Muzikës nga 4Music.


Krijuesja e hitit “Blank Space” ka fituar epitetin, që vendoset nga një panel i ekspertëve të industrisë argëtuese, falë 55 milionë ndjekësve në Twitter, albumit numër një “1989” dhe pasurisë prej 88 milionë funtesh.

Miku i saj, Ed, ka pushtuar pozitën e dytë, me Sam Smith, Rihanna dhe Ariana Grande, që rreshtohen në pozitat tre, katër dhe pesë.

Katy Perry, Maroon 5, Beyonce, One Direction dhe Meghan Trainor po ashtu janë përfshirë në top 10.

Ja lista e plotë:

  1. Taylor Swift
  2. Ed Sheeran
  3. Sam Smith
  4. Rihanna
  5. Ariana Grande
  6. Katy Perry
  7. Maroon 5
  8. Beyoncé
  9. One Direction
  10. Meghan Trainor. /Telegrafi/