LAJMI I FUNDIT:

Taulant Lutfiu, mbrojtësi i talentuar që synon të luaj një ditë për Përfaqësuesen e Kosovës

Taulant Lutfiu, mbrojtësi i talentuar që synon të luaj një ditë për Përfaqësuesen e Kosovës

Futbollistët shqiptarë në shtetet evropiane po rriten dita e ditës dhe Kosovën dhe Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur.

Janë qindra futbollistë me prejardhje shqiptare që janë pjesë e klubeve evropiane duke filluar nga moshat e ulëta deri në ekipet e para.


Njëri nga ta është edhe Taulant Lutfiu nga Komuna e Vitisë, por që ka lindur dhe është rritur në Gjenevë të Zvicrës.

Lutfiu për momentin është pjesë e Versoix, skuadër nga Gjeneva, por që së shpejti pritet të luaj në një rang garash më lartë.

19-vjeçari shihet si një mbrojtës shumë premtues për të ardhmen, falë edhe konstruktit fizik që ka.

Vitiasi ka cilësi shumë të mira, pasi luan shpejt me topin, është i fuqishëm në duele dhe ka një vizion të mirë të lojës.

Dëshira e tij e madhe është që një ditë ta përfaqësojë Kosovën dhe për këtë po punon vazhdimisht.

“Ëndrra ime e madhe është që një dit ta vesh fanellën e Kosovës dhe jam i bindur se me punë dhe përkushtim do ta bëjë realitet”, ka thënë Lutfiu për Telegrafin.

View this post on Instagram

Football it’s the game ⚽️ #football

A post shared by @ taulantlutfiu on Nov 2, 2020 at 11:09am PST

Djaloshi i talentuar thotë se në janar pret të ndryshojë skuadër për të luajtur në një rang më lart.

“Ka pasur interesime dhe oferta, besoj që në janar do të ndryshojë skuadër dhe të bëjë një hap para në karrierë”, u shpreh Lutfiu.

Ai tregon se me futboll ka filluar qysh nga mosha e vogël, teksa përveç që ëndërron të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, ai synon që brenda dy apo tri viteve të luaj në elitën e futbollit zviceran.

“Të ardhmes nuk i dihet kurrë, por unë po punoj shumë që brenda dy apo tri viteve të luaj në Superligën e Zvicrës. Është një ëndërr e imja dhe ëndrrat me punë bëhen realitet”, përfundoi Lutfiu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori