Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka bërë të ditur se do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 50 vjeçare.
“Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për aplikuesit e moshës mbi 60 vjeçare. Pasi që ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përpiqet të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza, dhe ka konsideratë për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, duke pasur parasysh mbylljen e rrugës kryesore, ajo ka vendosur t’i zgjerojë shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.
Në të ardhmen, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend të aplikimit, dhe të caktojnë terminin për intervistë në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullor.
Vini re se këto procedura dallojnë nga ato në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Aplikantët të cilët tashmë e kanë paguar tarifën për vizë në mënyrë elektronike apo në Bankën Raiffeisen nuk mund ta përdorin këtë pagesë për të aplikuar në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë – ata ose duhet të aplikojnë në Shkup ose duhet të bëjnë një pagesë të re. Gjatë intervistës të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, një ditë pune pas intervistës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë shpreson të ofrojë më shumë shërbime për viza në vitin vijues. Për çdo risi dhe ndryshim ju lutemi të përcjellni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në PristinaVisas@state.gov
VINI RE:
Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta para intervistës. Armët ose çantat e mëdha janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen t’i lënë paisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.
Për të arritur tek Sektori Konsullor duhet ecur shkallëve dhe nëpër sipërfaqe jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së kufizuar personat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuar të lëvizjes, apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Çiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku në Prishtinë përderisa njëri nga ta është mbi 50 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 49 vjeçare e që aplikojnë për vizë turistike (B1/B2), që përndryshe nuk kualifikohen të aplikojnë në Prishtinë, duhet të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Sektori Konsullor ka numër të kufizuar të termineve. Aplikantët duhet të kenë durim nëse data e tyre e dëshiruar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert