LAJMI I FUNDIT:

Targat ilegale, qytetarët serbë në veri shpresojnë në marrëveshje

Targat ilegale, qytetarët serbë në veri shpresojnë në marrëveshje

Situata e përgjithshme e sigurisë në kufijtë Jarinje dhe Bërnjak, por edhe në veri në përgjithësi është e qetë.

Magjistrales Mitrovicë-Leposaviq nuk ka lëvizje të shumta të automjeteve, ndërsa afër kufirit të Jarinjes, ku gjendet stacioni i policisë kufitare, ndodhen pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, si dhe pjesëtarë të EULEX-it.


Qytetarët në pikën kufitare në Jarinjë kanë mendime të ndryshe lidhur me targat ilegale.

Stojanoviq Millomir duke shpresuar se do të arrihet një marrëveshje lidhur me targat, thotë se situata aktuale nuk është e mirë.

“ Nuk bënë kështu…po nuk bënë, deri tash kemi qenë mirë, tani e kundërta e gjitha….Unë mendoj se do të arrijnë marrëveshje”, tha ai.

Edhe bashkëshortja e tij, Budimirka ka shpres që do të arrihet një marrëveshje.

“Shpresojmë për të mirë dhe do të bëhet mirë, tjetër nuk mundem të them asgjë, dhe as që di….Po kemi dëgjuar për këtë, unë mendoj se do të ketë marrëveshje…..Kjo si e vendosin ata, që të keqe kanë ato KM…..Kjo është njëjtë, është i njëjti shtet…Si të vendosin ashtu do të jetë”, tha ai.

Kurse, Stevan Jastriq tha se ndoshta duhet të kenë targa RKS por pas themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

“Nuk e shoh kurqysh, (vendimin për gjobat) nuk është e mirë… Ka mënyrë tjetër për biseda dhe marrëveshje, e jo përnjëherë të merren targat, kjo nuk është zgjidhje.. Ndoshta duhet (të kemi targa RKS) por duhet pritur rregullimin e Asociacionit dhe mendoj se ky është qëllimi i këtij prolongimi.. Llogaris se do të kemi marrëveshje, jam i bindur se njerëzit do t’i thërrasin arsyes. Lufta askujt nuk i ka sjellë të mira”, ka thënë Jasniq.

Një helikopter i KFOR-it është duke vëzhguar herë pas here situatën nga lartësia, ndërsa situatë e ngjashme po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori