LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Zgjedhjet 8 majit janë historike, shqiptarët do ndryshojnë pushtetin

Taravari: Zgjedhjet 8 majit janë historike, shqiptarët do ndryshojnë pushtetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari tha se zgjedhjet 8 majit janë historike dhe pas 22 viteve, shqiptarët do ndryshojnë pushtetin.

“Në Shqipëri shpesh e përmendi ngjarjen si historike, sikur në vitet 90′-ta në Shqipëri kur ke një pushtet totalitar, pushtet i infiltruar në çdo institucion dhe është histori nëse arrijmë ta bëjmë ndryshimin në kampin politik shqiptar. Unë jam i sigurt se më 8 maj do të ndodhë ndryshimi dhe më 9 maj do të festojmë Ditën e Evropës”, deklaroi Taravari për televizionin “Syri”.


Taravari tha se ideja e atij ka qenë gjithmonë sjellja e ndryshimit te shqiptarët e Maqedonisë dhe se shqiptarët, që nga viti 2011, votojnë kundër BDI-së.

“Shqiptari i Maqedonisë e ka bërë të veten. Prej vitit 2011 voton kundër BDI-së. Në vitin 2011 në Maqedoni kishte tre parti opozitare, PDSH-ja, DR-ja dhe RDK-ja, kurse Ali Ahmeti ishte me partinë e cila ishte në pushtet. Në qoftë se i mblidhni votat e tre partive opozitare shqiptare, kishin më shumë vota se BDI-ja. Në vitin 2016, ne ishim LR-PDSH, bashkë me Besën dhe PDSH-në, kishim shumë më shumë vota se sa BDI. Këtu nuk është faji i qytetarit shqiptar, ai e bën të veten dhe voton kundër BDI-së. Në vitin 2020 sërish në zgjedhjet parlamentare, ASH dhe Alternativa bashkë, PDSH-ja dhe Besa veç, nëse i bashkoni votat janë shumë më shumë se partia e Ahmetit”, tha Taravari.

Sipas tij, tashmë është arritur mrekullia sepse të gjitha partitë politike opozitare shqiptare u bashkuan në një opozitë që quhet VLEN dhe që do ta sjell ndryshimin më 8 maj.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori