LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Falë Zotit, Ziadin Sela është mirë (Foto)

Taravari: Falë Zotit, Ziadin Sela është mirë (Foto)

Arben Taravari përmes një postimi në Facebook, ju është përgjigjur të gjithë atyre që pyesin për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili ishte viktimë e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë. Taravari shkruan se Ziadin Sela ka dëmtime të ndryshme, por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën. Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje…Fundi i pashmangshëm i saj.”, shkruan Taravari./Telegrafi/]