eksperti ad

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,47 % në raport me vendimin e datës 29.6.2026, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.


Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,265 denarë/kg.

Nga data 7.7.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

ЕUROSUPER BS - 95 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 82,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 81,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 41,230 (denarë/kilogram)./Telegrafi/