LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Edhe në opozitë do të jemi konstruktiv

Taravari: Edhe në opozitë do të jemi konstruktiv

“Aleanca për Shqiptarët do të jetë konstruktive edhe pas daljes nga Qeveria, do të votojmë ligje të rëndësishme për integrimin e shtetit në BE dhe NATO, për shoqërinë dhe për qytetarët”, tha sekretari i përgjithshëm i partisë, Arben Taravari, në një emision në TV Telma.

Pas deklaratës së sotme të kryetarit të Aleancës, Ziadin Sela, se do të mbeten në qeveri deri në miratimin e ligjit për gjuhët, Taravari tha se në qeveri janë futur me kokën lartë dhe ashtu duan të dalin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jeta vazhdon, e tillë është politika. Shkojmë në opozitë dhe me krenari do të vazhdojmë të jemi opozitar pozitiv për shoqërinë”, tha Taravari.

Ai nuk precizoi nëse do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Besa dhe OBRM-PDUKM-në.

“Ne jemi të hapur për komunikim edhe me LSDM-në, edhe me BDI-në, edhe me OBRM-PDUKM-në dhe me gjitha partitë tjera”, tha Taravari./Telegrafi/