Nga ora 19:00, në GjirafaVideo transmetohet episodi i 11 i Tap n’All, kuizit me pyetje të përgjithshme dhe me moderim nga Jonida Vokshi.

Regjistrimi ka filluar, që të regjistroheni dhe të luani KLIKONI KËTU.

Shumë shpërblime interesante ju presin sonte në Tap n’All, ku nën udhëheqjen e moderatores dhe aktores Jonida Vokshi, ju do të luani një lojë shumë interesante. Quizi interaktiv nga GjirafaVideo po vazhdon rritjen dhe po vazhdon t’i gëzojë lojtarët e saj me shpërblimet që dhuron.

Sonte në Tap n’All dhurohen këto shpërblime:

Vendi i parë fiton: 150 euro kupon në Gjirafa50
Vendi i dytë fiton: Radio për veturë
Vendi i tretë fiton: Telefon Nokia 3310

Për të luajtur ju duhet të jeni të regjistruar, ku regjistrimi hapet nga ora 15:00 dhe vazhdon deri në fillim të lojës.

Që të regjistroheni, KLIKONI KËTU. ose ndiqni hapat e mëposhtëm:

Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’All by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

TapQuiz vazhdon me lojën dhe shpërblimet e saj nesër me Tap n’Shije dhe të enjten me Tap n’Dije.