LAJMI I FUNDIT:

Tanke izraelite pranë një spitali në Gaza

Tanke izraelite pranë një spitali në Gaza

Skynews ishte në gjendje t’i verifikonte videot duke përdorur veçori dalluese, duke përfshirë kangjellat e dritareve që përputheshin me imazhet e arkivave të spitalit.

Frëngjia e tankut në videon më poshtë përputhet me një tank Merkava – të cilin e përdor ushtria izraelite.


Në një video tjetër të publikuar në Telegram, një tank shihet duke lëvizur drejt lindjes para se të ndalojë dhe të kthehet mbrapsht. Videot kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, por nuk mund të identifikohen se kur janë filmuar.

Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
Lexo po ashtu Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza

Tanket izraelite, të cilat kanë përparuar në veri të Gazës për gati dy javë, kanë zënë pozicione gjithashtu rreth spitalit al-Quds, tha më herët stafi mjekësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 20 spitale në Gaza tani janë tërësisht jashtë funksionit, pasi zëdhënësja, Margaret Harris tha se kishte “bombardime të forta” në spitalin Rantisi – i vetmi spital që ofron shërbime pediatrike në Gazën veriore.

Izraeli thotë se nuk synon civilët dhe përpiqet t’i mbrojë ata, dhe se militantët e Hamasit kanë fshehur qendra komanduese dhe tunele nën al Shifa dhe spitale të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Greqia
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Azia
Kalo në kategori