LAJMI I FUNDIT:

Tanin thotë se nevojitet nivel tjetër i angazhimit në dialogun Kosovë-Serbi

Tanin thotë se nevojitet nivel tjetër i angazhimit në dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin ka thënë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se angazhimi më i gjerë rajonal dhe një përqendrim i ri i Bashkimit Evropian paraqesin rast të veçantë për tejkalimin e bllokadës në marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Tanin ka thënë se  nevojitet nivel i ri i angazhimit për të arritur ndryshime domethënëse në qëndrimet e qeverive në Beograd dhe Prishtinë, përcjell Klan Kosova.


“Alternativë tjetër të realizueshme nuk ka. Megjithatë, në mënyrë që kjo të ndodh, ekziston nevojë e qartë e lidershipit për përballimin e sfidave, edhe nëse të njëjtat kanë kosto afatshkurtër politike. Fokusi i ri i Brukselit në të gjitha nivelet ofron mundësi dobiprurëse të ndërsjellë si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin për ta lënë prapa momentin e tanishëm të vështirë dhe për ta çuar dialogun në fazë të re të përparimit të mirëfilltë”, ka thënë Tanin.

Ai ka pohuar se Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje dhe takimi i Procesit të Berlinit në muajin korrik, mund të jenë ndihmesë shtesë “për të shfrytëzuar përkushtimin e ri të angazhimit në rajon,” posaçërisht pas disa ngjarjeve të vështira në mes Prishtinës dhe Beogradit në muajin mars.

“Periudha e kaluar në Kosovë në përgjithësi është karakterizuar me rënie si të cilësisë së aktiviteteve, ashtu edhe të dinamikës së diskursit politik mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Tanin ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2015 për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, si hap i rëndësishëm ky në rrugën drejt integrimit në BE dhe për procesin e liberalizimit të vizave, dhe për miratimin e draftit të ri të Kodit Penal të Kosovës – si dhe theksoi nevojën për punë më të mirë në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori