Tani ishte radha e Ronaldos, portugezi shënon në portën e PSG-së

Ndeshja mes PSG-së dhe të përzgjedhurëve të klubeve saudite është në barazimi 1-1.
Pas golit të shënuar nga Lionel Messi në fillimin e takimit që në minutën e tretë, ishte radha e Cristiano Ronaldos.
Sauditët fituan penallti në minutën e 33-të, kur ishte pikërisht Ronaldo që u ndalua në mënyrë të palejuar nga Keylor Navas për të fituar penallti.
Nga pika e bardhë ishte portugezi që me lehtësi shënoi për 1-1.
Një ndeshje e bukur mes dy skuadrave edhe pse është miqësore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































