LAJMI I FUNDIT:

Taleski akoma i lirë, policisë nuk i ka arritur vendimi për burg shtëpiak

Kryetari i komunës së Manastirit Vladimir Taleski akoma nuk ka nisur të vuajë burgun shtëpiak edhe pse bashkë partiakët e tij tashmë një kohë protestojnë për lirimin e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Para ndërtesës në të cilën jeton Taleski në rrugën “Bonde Skërlevski” në Manastir nuk vërehet ndonjë prani e policisë që do të thoshte se vendimi i gjykatës penale po realizohet.


Sipas burimeve policore në Manastir, nga sektori për punë të brendshme thonë se ende nuk u ka arritur  vendimi i Gjykatës penale në Shkup dhe së këndejmi nuk mund ta zbatojnë masën për burg shtëpiak të shqiptuar për kryetarin e komunës.

Ndërkohë nga gjykata penale theksojnë se që nga dita e enjte e kanë dërguar vendimin me faks dhe se tashmë madje ka arritur edhe ankesa nga avokati i Taleskit./Telegrafi/