Talenti i madh anglez, Rio Ngumoha, nënshkruan kontratën e parë profesionale me Liverpoolin

Liverpool ka njoftuar se sulmuesi i ri Rio Ngumoha ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij premtuese.
18-vjeçari iu bashkua Akademisë së “Reds” nga Chelsea në shtator të vitit 2024 dhe deri tani ka regjistruar pesë paraqitje me ekipin e parë. Aktivizimi i tij më i fundit erdhi në fitoren 2-1 të së martës ndaj Southampton në Carabao Cup.
Momenti më i spikatur i Ngumohas mbetet debutimi në Ligën Premier muajin e kaluar, kur shënoi golin dramatik të fitores në minutën e 100-të në triumfin 3-0 kundër Newcastle United.

Ai ka debutuar gjithashtu në garat evropiane, duke hyrë nga stoli në fitoren ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve në "Anfield Road".
Ngumoha ka përfaqësuar ekipet U18, U19 dhe U21 të Liverpoolit gjatë sezonit 2024/25, ndërsa debutimi i tij si senior erdhi në janar, në ndeshjen e parë të trajnerit Arne Slot në FA Cup ndaj Accrington Stanley.

Rritja e shpejtë e sulmuesit anglez është dëshmi e përkushtimit të Liverpoolit për të zhvilluar talentet e rinj, ndërsa tifozët e presin me entuziazëm progresin e tij të mëtejshëm në “Anfield”. /Telegrafi/



















































