Talat Xhaferi realizon takim me anëtarët e Delegacionit e Komitetit të Përzier Parlamentar RMV-BE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman, Aleksandar Jordanov, Bogdan Rzonca dhe Tijs Reuten, të cilët marrin pjesë në takimin dyditorë të Komitetit të Përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe Be, përkatësisht trupi për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe të Parlamentit Evropian.
Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Sonja Mirakovska, në funksion të bashkëkryesuesit të Komitetit nga ana e Kuvendit, ambasadori i BE-së, David Geer dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi është nikoqir i mbledhjes së 21-të të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe bindje se gjatë dy ditëve të ardhshme të punës deputetët do të kenë shkëmbim të suksesshëm të mendimeve për më shumë tema lidhur me eurointegrimin tonë.
“Në lidhje me Rezolutën për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, e cila duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, shprehu pritjen që ajo të jetë objektive dhe të përmbajë progresin e vendit lidhur me kriteret e Kopenhagës. Informoi se procesi i shqyrtimit është në fazë të avancuar dhe se priten udhërrëfyesit që do të dalin nga procesi, të cilat shteti është i gatshëm t’i përmbushë në nivelin më të lartë. Ai theksoi se punohet me përkushtim në reformat e vendit në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe është arritur harmonizim i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në drejtim të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të invazionit të Ukrainës”, citohet në kumtesë.
Kyetari Xhaferi u përqendrua edhe në kryesinë e shtetit me OSBE-në gjatë vitit 2023 dhe theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe se vendi investon hapa që kryesia të përfundojë me sukses dhe sa më shumë në rrethanat aktuale, të kontribuojë për paqen në Evropë dhe në botë.
Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar nga Parlamenti Evropian, Andreas Shider, theksoi se marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të rëndësishme dhe e përshëndeti vendimin që shteti të vazhdojë në rrugën evropiane. Vuri në dukje se anëtarësimi në Union nënkupton reforma të shumta dhe përshëndeti përmbushjen e gjithë asaj që është bërë deri më tani, por theksoi se gjithmonë mund të bëhet më shumë.
E theksoi edhe rëndësinë e ekzistimit të unitetit mes shumicës qeveritare dhe opozitës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu shpresën se gjatë punës së Komitetit të Përzier Parlamentar, do të demonstrohet se rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është e mundur dhe se Eurodeputetët janë këtu që anëtarësimi të bëhet realitet, sa më shpejt të jetë e mundur.
Në takim u diskutua edhe për Dialogun Zhan Mone, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Euro parlamentit dhe ka për qëllim avancimin e procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit dhe ranë dakord në parim që takimi i ardhshëm i përbashkët i Grupit të Punës të realizohet në muajin tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore