LAJMI I FUNDIT:

Taksë për më të pasurit në SHBA, e propozuar nga vetë miliarderët

Taksë për më të pasurit në SHBA, e propozuar nga vetë miliarderët

Disa prej njerëzve më të pasur të SHBA po i nxisin kandidatët presidencialë të mbështesin një taksë mbi pasurinë e miliarderëve, me qëllimin të përmirësohet pabarazia dhe ndryshimet e klimës.

“Amerika ka një përgjegjësi morale, etike dhe ekonomike për t’i taksuar më shumë me të pasurit tanë”, thuhet në letrën e firmosur mes të tjerash nga investitori George Soros, bashkëthemeluesi i Facebook-ut, Chris Hughes, Molly Munger, e bija e manjatit Charlie Munger, një trashgimtar i Walt Disneyt dhe pronarët e rrjetit të hoteleve Hyatt.


Grupi u kujdes ta theksonte se nuk ka lidhje me asnjërën parti dhe nuk mbështet asnjë kandidat presidencial.

Një taksë mbi pasurinë do të ndihmonte menaxhimin e krizës së klimës, do të përmirësonte ekonominë, kujdesin shëndetësor, do të krijonte mundësi me të drejta e do të forconte liritë tona demokratike.

Vendosja e një takse të tillë do të ishte në interesin e Republikës, theksohet në letrën e hapur që mban 18 firma, përcjell tch.

Aty sillet si shembull fakti që miliarderi Warren Buffet taksohet në një nivel të ulët se ai i sekretares së tij.

Edhe pse grupi e bëri të qarte se nuk mbështet ndonjë kandidat në veçanti, ai lavdëronte propozimin e senatores demokrate Elizabeth Warren, e cila lufton gjithashtu për shtëpinë e bardhë, e që thotë se do t’i rrisë taksat mbi personat me të ardhura që kapërcejnë 50 milionë dollarët.

Kjo masë do të prekte 75,000 familjet më të kamura në vend, e do të grumbullonte sipas Warrenit, 2.75 trilionë dollarë përgjatë 10 viteve në vazhdim.