LAJMI I FUNDIT:

Edhe ambasadori amerikan Chris Hill në samitin “Ballkani i Hapur”, takohet me Ramën dhe Abazoviqin

Edhe ambasadori amerikan Chris Hill në samitin “Ballkani i Hapur”, takohet me Ramën dhe Abazoviqin

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur”. Në margjina të këtij samiti, me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, janë takuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ambasadori amerikan Christopher Hill ka udhëtuar në Ohër për të marrë pjes në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”. Ky samit vjen vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se “Ballkani i Hapur” është nismë e Beogradit.


Këtë deklaratë minsitri i jashtëm rus e bëri pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirën ajrore të tyre për një vizitë zyrtare Beogradin.

Ai i zemëruar deklaroi se “udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.

Ndërsa, Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka vlerësuar se ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ia ka dhënë “puthjen e vdekjes” iniciativës ‘Ballkani i Hapur’.

“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës së Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Joseph në Twitter, përcjell Telegrafi.

Rama promovon tabelën “Open Balkan” në Qafë Thanë, tregon përfitimet e kësaj nisme
Lexo po ashtu Rama promovon tabelën “Open Balkan” në Qafë Thanë, tregon përfitimet e kësaj nisme

Rama, përmes një postimi në Facebook, thotë se Abazoviqi sot zyrtarisht futi Malin e Zi në iniciativën “Ballkani i Hapur”.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazoviq, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.

E për të njëjtin takim ka shkruar edhe Abazoviqi në twitter.

“Në margjinat e nismës “Open Balkan” pata bisedë të këndshme me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill. Partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu. Ballkani Perëndimor ka një vend në BE. Mali i Zi si lider në integrim është gati të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, ka shkruar Abazoviq.

Gjatë së mërkurës pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori