LAJMI I FUNDIT:

Lajçak jep detaje nga takimi për dinarin në Bruksel, ku Kosova u pajtua me propozimin e tij

Lajçak jep detaje nga takimi për dinarin në Bruksel, ku Kosova u pajtua me propozimin e tij

Në takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksal, pala kosovare është pajtuar me një propozim të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

Lajçak ka dalë me një njoftim rreth diskutimeve në këtë takim.


Ai ka thënë se dolën të përafrojnë disa qëndrime nga propozimet e palëve.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Bislimi në një deklaratë pas takimit me Petkoviqin, të cilën e ka publikuar Qeveria e Kosovës, ka thënë se “propozimet e palës kosovare për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur”.

Pa marrëveshje për dinarin, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut
Lexo po ashtu Pa marrëveshje për dinarin, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut

Sipas Bislimit edhe kësaj radhe, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte e të vendoste si prioritet interesin e qytetarëve, duke insistuar në licencimin e një entiteti ilegal si “Postanska Banka”.

Ai tha se pas propozimit nga ana e BE-së, përsëri pala serbe nuk ka qenë e gatshme që të reflektojë në këtë propozim dhe kanë kërkuar kohë shtesë.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin.

Takimi i sotëm ishte i treti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i katërti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori