LAJMI I FUNDIT:

Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Kurti lidhur me këtë takim ka shkruar sot në platformën X, gjersa thekson se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.


O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
Lexo po ashtu O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

“Takova ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë.

Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin qendror dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkruan Kurti.


Lidhur me takimin ka shkruar edhe vetë ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

O’Brien ka shkruar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton Telegrafi.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Me kryeministrin e Kosovës Kurti sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm”, ka shkruar O’Brien. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori