LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Kurtin, Haradinaj: Ishte përmbajtësor, marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë vulën e Amerikës

Takimi me Kurtin, Haradinaj: Ishte përmbajtësor, marrëveshja me Serbinë duhet ta ketë vulën e Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur përmbajtësor takimin me kryeministrin Albin Kurti, ndërkaq theksoi se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet ta ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj në një deklaratë për media tha se tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, me njohje reciproke dhe se po ashtu kanë diskutuar për sfidat e Kosovës në këtë proces.

“Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, etj”, tha kreu i AAK-së.

Ai tha se ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës dhe jo vetëm përkrahjen.

“Për të pasur ky proces garanca të plota duhet të nënshkruhet edhe nga SHBA-të… Nuk mundet me u konsideru i sigurt pa nënshkrimin e Amerikës… E duhura do të ishte që të ndodh në Uashington dhe besoj dhe ishte kërkesë e imja që si garancë në këtë proces të kemi vulën e Amerikës”, tha lideri i AAK-së.

Ndërkaq, sa ka gjasa që AAK të përfshihet në qeverisje nëse nënshkruhet marrëveshja, Haradinaj u shpreh “zero”.

Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogut pastaj nuk mund të ndryshohen.

“Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj… duhet të jemi sa më serioz pas parasysh faktin dhe shkallën e seriozitetit të akterëve ndërkombëtar. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme. Nuk bëhet fjalë për agjenda  zgjedhore e qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm… Ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni.

Në këtë drejtim Aleanca nuk kursehet dhe do ta ndihmojnë Kosovën, jo Albinin Kurtin, jo qeverinë. Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori