LAJMI I FUNDIT:

Takimet në Kosovë e Serbi, gjithçka nga vizita e Lajçakut me këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron

Takimet në Kosovë e Serbi, gjithçka nga vizita e Lajçakut me këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron

Një ditë më parë për vizitë në Kosovë, e më pas në Serbi ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.

Vizita e tyre në Kosovë e Serbi po bëhet në përpjekje për ta çuar përpara procesin e dialogut dhe arritur marrëveshjen finale.


Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së, Lajçak ishte i shkurtër për media, ndërkaq dy këshilltarët nuk u prononcuan fare për media.

Lajçak ndonëse nuk dha detaje theksoi se për dy orë me Kurtin kanë folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë që të ecin përpara me procesin.

“Mbajtëm një takim dy orësh me kryeministrin Albin Kurti, ku kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm dhe mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje sepse të njëjtat diskutime do të kemi sot vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo mund të them se është pjesa e parë e takimeve…”,  u shpreh të premten Lajçak.

Ndërkaq, lidhur me takimin e Kurtit me emisarin Lajçak dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë u tha se gjatë takimit Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga takimi.

Kurti në takimin me Lajçakun: Kosova e angazhuar për dialog parimor me Serbinë dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke
Lexo po ashtu Kurti në takimin me Lajçakun: Kosova e angazhuar për dialog parimor me Serbinë dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke

E Lajçak, Plettner dhe Beaune të njëjtën ditë kur vizituan Prishtinën ishin edhe në Beograd.

Pas takimi atje, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet e sotme kishin për qëllim të shikohen opsionet për progres në dialog.

“Sot, bashkë me këshilltarët e lartë për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, pata diskutime gjithëpërfshirëse, të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të shikuar opsionet për progres në dialog. Procesi do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, kishte shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram tha se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës!.. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. S’ka dorëzim. Rroftë Serbia!” ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori