LAJMI I FUNDIT:

Takim emocionues mes shimpanzes ‘Koko’ me rojën e tij në Shkup

Takim emocionues mes shimpanzes ‘Koko’ me rojën e tij në Shkup

Kthimi në Koopshtin Zoologjik i shimpaznes ‘Koko’, i cili për 10 vite ishte për risocializim në Holandë, nxiti shumë reagime emotive në opinion, por njëra ndër fotografitë më emocionuese është aty ku shihet takim i parë i ‘Kokos’ dhe ish rojës së tij, Dragan.

“Dhjetë vite më vonë u takuan dy shokët e ngushtë. Atëherë, Dragani ishte një ndër njerëzit që insistonin që ‘Koko’ të shkojë në risocializim, edhe pse ishte i lidhur ngushtë me të. Sot, Koko menjëherë e njohu Draganin. U gëzua si fëmijë e vogël. Të dy u gëzuan. Ne qanim. Me të vërtetë është shumë emocionale kur sheh se sa kafshët dinë të japin dashuri dhe i njohin ata që i kanë dashur”, shkruan Tina Mickovska, zëdhënëse e Kopshti Zoologjik në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sot, përveç Kokos arritën edhe tre shimpanze tjera, Mimi, Rosi dhe Hiasel që kanë jetuar bashkërisht me Kokon në Holandë.

E çuan në Holandë të shërohet nga depresioni, majmuni “Koko” pas 10 viteve kthehet në Maqedoni
Lexo po ashtu E çuan në Holandë të shërohet nga depresioni, majmuni “Koko” pas 10 viteve kthehet në Maqedoni

Gjatë vitit 2009, Koko ishte në periudhën e adoleshencës dhe iu duhej shoqëri dhe dashuri. Atëherë shimpanzeja tregonte shenja anksioziteti dhe për këtë shkak me nisëm të gazetarëve dhe organizatave u dërgua në Holandë për risocializim.

Shimpanzat janë racë shumë e mençur e majmunëve. Ata janë majmunët më të mëdhenj që jetojnë në pyjet e Afrikës tropikale, që i ngjan më shumë njeriut dhe është më i zhvilluar e më i zgjuar se majmunët e tjerë.

Nëpër gjithë botën, kanë mbetur vetëm 150 mijë shimpanza, fakt ky që ngre alarmin tek organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

Ndryshe, kthimi i shimpanzes në Maqedoni u përcoll nga shumë media në Maqedoni/Telegrafi/