Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ka konfirmuar lansimin së shpejti të një projekti të saj të ri për tregun botëror.

“Take You Over” apo “Të marr mbi vete” është titulli i këngës që do të lansojë Bleona.

Sipas informacioneve të Telegrafit këngëtarja ka udhëtuar rreth 20 orë, për të xhiruar klipin për 14 orë në Los Angeles dhe për t’u kthyer menjëherë në Shqipëri.


Kënga është krijim për tregun botëror dhe se tashmë është mjaft e dëgjuar në radiot në Amerikë.

Këngëtarja për këtë projekt besohet të ketë angazhuar njerëzit më të fortë të industrisë së shoubizit amerikan duke paguar shuma të majme të hollash për të gjithë ata. /Telegrafi/