LAJMI I FUNDIT:

Tahiri uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Tahiri uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në emër të partisë së tij nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai tha se festat si kjo për besimtarët myslimanë janë ditë bashkimi dhe momente për të reflektuar.


“Bashkërisht me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot patëm nderin që të urojmë Myftiun e Kosovës për festën e Fitër Bajramit përmes myftiut dhe Bashkësisë Islame të Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky muaj është muaj që simbolizon solidaritetin dhe përkushtimin për të gjithë ata njerëz që kanë agjëruar gjatë këtij muaji por edhe njëkohësisht edhe të gjithë ata që kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës, popullin shqiptar, në këtë muaj të solidaritetit. Për ne është shumë me rëndësi që këto festa janë festa që na bashkojnë, por njëkohësisht na vendosin në momente për të reflektuar”, deklaroi Tahiri.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për të pritur mysafirë që duan të urojnë me rastin e kësaj feste. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori