LAJMI I FUNDIT:

Tahiri pyet Kurtin: Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen e Washingtonit, dialogu do të udhëhiqet nga ti apo Vjosa Osmani?

Tahiri pyet Kurtin: Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen e Washingtonit, dialogu do të udhëhiqet nga ti apo Vjosa Osmani?

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të tregoi se cili është pozicioni i tij karshi marrëveshje së Washingtonit e cila ishte nënshkruar më 4 shtator 2020.

“z.Kurti para deputetëve të Parlamentit Evropian tha se marrëveshja e Washingtonit është bërë për tu mos zbatuar. Në kohën sa ishte në opozitë e quajti marrëveshje të rrezikshme. Mirë është me sqarua se cili është qëndrimi i qeverisë karshi kësaj marrëveshje, a është marrëveshje e dëmshme e cila duhet të implementohet, apo është marrëveshje korrekte që duhet të implementohet. Ende nuk e kemi dëgjuar asnjë fjalë të vetme nga kryeministri Kurti për këtë marrëveshje”, tha Tahiri.


Ai më tej tha se vizita e kryeministrit Kurti në Bruksel ishte vizitë përgatitore për takimet që do të mbahen në kuadër të dialogut.

“Kurti thoshte se një dialog me nguti i konvenon vetëm Serbisë, sepse Serbia e merr datën për anëtarësim në BE dhe ne nuk e marrim ulësen në OKB. Pse po ngutet kryeministri, a po ngutet kryeministri që Serbia me marrë datën dhe ne mos me marr ulësen në OKB, prandaj kjo është një çështje që kërkon përgjigje nga z.Kurti”, tha Tahiri.

Tahiri ka pyetur se cili nga liderët e shtetit, Vjosa Osmani apo Albin Kurti do të udhëheqin dialogun.

“Kryeministri ka folur për katër etapa që do të duhet t’i ketë dialogu. Pse po fillon ky proces, pa i pa dështimet në këtë proces. Pse z.Kurti po hin në një proces, ende pa i përcaktu kërkesat tona ndaj Republikës së Serbisë. Për parime kemi dëgju, por si duket prej kushteve ka hequr dorë. A qëndrojë ende kushtet e tina që pa u zbardhë fati i të pagjeturve nuk do të vazhdojë dialogu? Me cfarë ekipi po shkon ai në Bruksel, a do ta udhëheq Kurti dialogun apo Vjosa Osmani”, tha ai.

Tahiri më tej shtoi se një moskordinim mes ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeministrit aktual Albin Kurti rreth dialogut, e nxjerri Kosovën në një pozicion shumë qesharak në Bruskel.

“Nuk po du me besu që kryeministri jonë e ndërton qëndrimin e tij në këtë proces mbi bazën e atyre që merr nga Lajçaku. Duhet me bë të qartë mbi çfarë dokumentesh dhe parimesh je tu e ndërtu pozicionin tënd si kryeministër në këtë proces”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori