Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili para deputetëve të Kosovës është prezantuar si një ligj i ri dhe për të cilin grupet parlamentare kanë pas konsensus gjatë hartimit.
Ky projektligj ka sjell si risi mundësinë e votimit për mërgatën e cila do të mund të votojë edhe në ambasadat e Kosovës në vendet ku jetojnë, por edhe është rritur vota preferenciale për kandidatë, nga 5 në 10.
Në emër të përfaqësuesit të kësaj nisme legjislative, Abelard Tahiri, u shpreh se për këtë projektligj ka pasur një konsensus politik.
Ky projektligj ka gjithsej 130 nene dhe prej tyre 91 janë rishkruar.
“Pra, bashkërisht gjatë kësaj periudhe kemi arritur me ndërtuar një konsensus, frymë politike jashtëzakonisht të rëndësishme në mënyrë që të gjitha këto propozime që janë para jush janë si propozim i këtij Komisioni Ad-hock për trajtimin e reformës zgjedhore dhe assesi si propozime të ndara të grupeve parlamentare… Nga këto 130 nene, 91 janë hartuar dhe rishkruar komplet, ndërsa pjesa tjetër ka pas intervenime”.
“Pra, sot nuk është plotësim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet nacionale, por është miratimi i një ligji të ri për zgjedhjet nacionale. Ky projektligj po ashtu përbëhet nga 21 kapituj. Si Komision punë e kemi ndarë në dy faza….Nga BE kemi marr rreth 40 rekomandime të cilat lidhet kryekëput me ligjin për zgjedhjet nacionale dhe jemi të lumtur që kemi arritur këto rekomandime t’i nënshtrojmë në normale ligjore”, tha ai, raporton KP.
Po ashtu, mërgata mund të votoj edhe përmes fahut postar që KQZ do ta hap në vendet ku jetojnë ata, por edhe përmes dërgimit të votës në Kosovë.
“Tashmë diaspora do të ketë mundësinë të votoj në tri mënyra,. Pra, përmes këtij ligji diaspora do të ketë mundësi edhe fizikisht në ambasadat e përfaqësitë diplomatike të vendit tonë kudo që i kemi të hapura. Ky është një hap i madh jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili që padyshim e forcon lidhjen tonë si shtet me mërgatën tonë të fuqishme….Që për herë të parë u kemi lejuar dhe mundësuar KQZ që të hap fahun postal edhe jashtë Kosovës pra kryesisht në vendet ku janë të përqendruar në diasporë”.
“Pra, qytetarët në diasporë do ta kenë mundësinë që mos të shpenzojnë shumë marramendëse për dërgimin e votës në Kosovës sepse tashmë me këtë ligj KQZ u ka mundësuar këtyre ta votën në vendet e BE aty ku do të hapet fahu postal nga KQZ. Forma e tretë është ajo e vjetra që qytetarët tanë të mërgatës mund ta dërgojnë votën e tyre edhe në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Përmes projektligjit të ri do të mund të votohet për 10 kandidatë dhe votat e kandidatëve do të numërohen në qendrat komunale të votimit.
“Vota preferenciale, pra tash e tutje me këtë projektligj vota preferenciale nuk do të jetë më 5 siç ka qenë në 10 vitet e fundit por do të jetë 10, pra 110 kandidatë sa janë në listë të propozuar nga partitë politike qytetarët do të kenë një mundësi ta bëjnë një përzgjedhje më të madhe pra numri i tyre do të shkoj në 10…për herë të parë përmes këtij ligji kemi mundësuar që votat e kandidatëve do të numërohen në qendra komunale në ditën e nesërme dhe në ditën e votimit do të nxirren rezultati përfundimtar për partitë politike ndërsa të njëjta vota do të barten në qendra komunale ku do të filloj numërimi për kandidat. Mendoj se kjo do ta përshpejtoj procesin dhe do ta ul numrin e ankesave”, theksoi deputeti Tahiri.
Në kuadër të këtij projektligji për zgjedhjet nacionale, PZAP do të jetë në kuadër të KGJK-së.
Në seancën ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane të cilët kanë ndihmuar ligjvënësit e Kosovës për hartimin e këtij projektligji.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sveçla: Njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, truprojë e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

Lirohen katër nga tetë të arrestuarit gjatë aksionit policor në Banjskë

Shqipëria kundër Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova

Abdixhiku pas takimit me Osmanin dhe drejtorin e AKI-së: Djemtë e vajzat fituan betejën kundër terrorizmit në terren, koha ta fitojmë atë diplomatike

Elshani: Hetimet në Banjskë do të zgjasin – policia s’pati qëllim ta vrasë askënd, por ta lirojë territorin nga grupi i armatosur

Situata e sigurisë, presidentja Osmani takon kreun e AKI-së dhe opozitën

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë